Anëtari i Kryesisë së LSI nxjerr videon: Si gënjeu Parlamentin ministrja e Ramës

Anëtari i Kryesisë së LSI-së Vojo Bregu, duke iu referuar progres raportit të BE për Shqipërinë, thotë se edhe ky dokument saktëson se Shqipëria vijon të mos ketë një regjistër fermash. 

Nga ana tjetër, Bregu sjell në vëmendje një deklaratë të ish-ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, aktualisht ministre e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka deklaruar se Shqipëria e ka një regjistër të tillë. 

Ministrja e kapur në gënjeshtër, sipas Vojo Bregut duhej të ishte larguar nga skena politike, e jo më të gradohej sërish në kabinetin qeverisës.  

Postimi
Fjalia e nënvizuar me të kuqe, pjesë e progres-raportit te BE për Shqipërinë, nuk le asnjë ekuivok për të kuptuar që Shqipëria nuk ka rregjistër fermash. Në videon bashkëngjitur, është ish ministrja e Bujqësisë Ekonomi e cila në Shkurt të këtij viti gënjente paturpësisht parlamentin shqiptar, sikur Shqipëria ka rregjistër fermash. Kaq do të mjaftonte në një vend europian, që një personazh i tillë mos të qarkullonte më në skenën politike. Por ministrja më e paaftë që ka pasur ndonjëherë bujqësia shqiptare, jo vetëm vazhdon në politikë, por është dhe ministre e diçkaje, qē as vetë ajo nuk e di çfarë bën.