VIDEO/ 30 fëmijë në Kukës braktisin shkollën, rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar aksin rrugor në këmbë
Rreth 30 fëmijë të lagjes “Kroi i Kuq” në Kukës, prej dy ditësh nuk shkojnë në shkollë, pasi rrezikojnë jetën duke kaluar çdo ditë aksin rrugor Kukës-Bicaj.
Sipas prindërve, fëmijëve u duhet të kalojnë përmes rrugës çdo ditë, duke vënë jetën në rrezik për të shkuar në shkollat e qytetit.
Prindërit shprehen se nuk do t`i dërgojnë fëmijët në shkollë, nëse nuk do tu sigurohet transport.
Edhe vetë fëmijët u shprehën se kanë frikë të kalojnë rrugën të vetëm, të cilën më të vështirë do ta kenë gjatë stinës së dimrit.
Lagja “Kroi i Kuq” në Kukës ka rreth 300 banorë, të cilëve gjithashtu u duhet çdo ditë të kalojnë përmes këtij aksi rrugor duke rrezikuar jetën, pasi mungon një mbikalim apo nënkalim.