Basha: Jam rritur me 15 % mes demokratëve pasi përjashtova Berishën

Lulzim Basha bëri një deklaratë sot, e cila u përkthye si një meme e gatshme nga mediat sociale.

Ai tha se ka mbështetjen e 95 përqind të demokratëve.

Basha nuk tha se cili sondazh kishte arritur në këtë përfundim.

Por nga kjo e dhënë i bie që Basha e ka rritur ndjeshëm popullaritetin mes demokratëve pasi përjashtoi liderin historik, Sali Berisha.

Nëse në zgjedhjet për kryetar ai mori 80 përqind të votave, përjashtimi i Berishës i ka shtuar 15 përqind të mbështetjes.

Përtej faktit se ky mbetet subjekt memesh, një sondazh i Euronews para pak ditësh zbuloi rënien pikiatë të mbështetjes së demokratëve për Bashën. I njëjti sondazh zbuloi rritjen e ndjeshme të përkrahjes për Berishën.