Japoni: Shpërthen vullkani në ‘Malin Aso’

Ditën e sotme, një vullkan ka shpërthyer në Japoni duke përhapur të gjithë hirin e tij disa milje në qiell, por nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

Sipas mediave të huaja, autoritetet ngritën nivelin e alarmit për një shpërthim nga shkalla 3-5 duke paralajmëruar të gjithë njerëzit të mos afroheshin pasi rreziku i rënies masive të shkëmbinjve ishte i madh.

Ndërkohë, policia lokale ka njoftuar se nuk ka raportime për të lënduar apo persona të zhdukur, madje disa persona të cilët kishin shkuar për një shëtitje në mal ishin kthyer të sigurt pas ngjarjes.