Manjani: Shtet karagjoz, nuk kishte një vend këtu për gjyqtarin Ledi Bianku?

Gjyqtari i njohur shqiptar, Ledi Bianku, është zgjedhur si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Bosnje- Hercegovinë.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, edhe pse Gjykata jonë Kushtetuese është bosh, për të nuk ka pasur një vend në Shqipëri.

“Ledi Bianku shërbeu gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, i përzgjedhur nga shteti shqiptar.

Sot ai është përzgjedhur të shërbejë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Shteti ynë nuk kishte një vend në Gjykatën Kushtetuese të boshatisur, për gjyqtarin e tij!!!!

Ky quhet shtet karagjoz!

Turp sa më s’ka!

Le që kush e humbi turpin ta gjejnë shtetarucët tanë!?

Nuk na ka hije, jo!” shkruan Manjani.