Sulmi me bombë vret 13 personel ushtarak sirian

Dy bomba në anë të rrugës kanë shpërthyer pranë një autobusi që transportonte trupa në kryeqytetin sirian Damask, duke vrarë të paktën 13 ushtarakë dhe duke plagosur tre të tjerë, njoftoi TV shtetëror.

Sulmi i ditë së sotme ishte më vdekjeprurës në Damask në vitet e fundit, dhe një ngjarje e rrallë që kur forcat qeveritare pushtuan periferitë e kontrolluara më parë nga luftëtarët e opozitës në konfliktin 10-vjeçar të Sirisë.

Televizioni shtetëror sirian tregoi pamjet e autobusit të djegur në qendër të Damaskut, duke thënë se shpërthimet ndodhën gjatë orëve të pikut kur njerëzit po shkonin në punë dhe shkollë.

'Është një akt frikacak", tha komandanti i policisë së Damaskut, gjeneral major Hussein Jumaa për TV shtetëror, duke shtuar forca të shumta policore kishin rrethuar zonën menjëherë dhe ishte siguruar që nuk do të kishte më shpërthime. 

Ai u bëri thirrje njerëzve që të informojnë autoritetet për çdo objekt të dyshimtë që ata shohin.