VIDEO/ Korça mbulohet nga mjegulla

Korça është zgjuar nën pushtetin e mjegullës këtë mëngjes. Për shkak të dendësisë së saj në aksin Korçë-Pogradec janë krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve.

Për këtë shkak, Policia e qarkullimit rrugor apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur incidentet.