Just magic!
You'll Never Walk Alone! #CelticFC💚 #CELFER #UEL #COYBIG 🍀 pic.twitter.com/KbGGwTS9NS

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 19, 2021

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/19/auto_wgcvn1634659999.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Për të ndjekur skuadrën e zemrës, BBC i bën jehonë prezencës së Metës në ‘Celtic Park’

Presidenti i Shqipërisë, z.Ilir Meta kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për skuadrën e Celtic.

Meta sot ka fluturuar drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen ndaj Ferencvarosit.

Kreu i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare, shkodranin Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata, i cili aktualisht luan për Celtic U17.

Ndërkohë prezenca e Metës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi prestigjozja BBC ka postuar një foto të kreut të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me diciturën “Aprovimi presidencial” dhe më sqarimin se presidenti i Shqipërisë ishte në shkallët e “Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.

Kujtojmë se Celtic po ia shpërben mundin Metës pasi është duke triumfuar 2-0 kundër Ferencvaroshit të Uzunit.