Tirana - Partizani/ Dalin në shitje biletat për derbin, ja çmimet

Ditën e hënë, më 25 tetor, ora 19 :45, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet derbi i parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit.

Klubi bardheblu me anë të një postimi në “Facebook”, ka informuar tifozët për çmimin e biletave.

Çmimet variojnë nga 500 deri në 6 mijë lekë të reja në tribunën VIP.