‘Mendova se më rrëmbyen vajzën’, Paloma rrëfen eksperiencën më të frikshme të prindërimit

Paloma është një nga konkurrentet më të përfolura në ‘Big Brother Vip Albania’.

Ajo gjendet shpesh mes diskutimeve të shumta me banorët e tjerë të shtëpisë.

Po ashtu, ajo nuk nguron që të flasë dhe për jetën e saj personale.

Së fundmi, Paloma ka treguar se para disa vitesh e kishte pushtuar frika se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.

“Një ditë shkova të marr vajzën nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”,- tha Paloma, e cila ka shtuar se ai moment për të ishte mjaft i tmerrshëm.

Më tej, ajo tregoi se kjo situatë kaq e vështirë ishte shkaktuar si pasojë e një keqkuptimi, por megjithatë për të ishte eksperienca më e frikshme gjatë prindërimit.

“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”,- tha Paloma.