VIDEO - SYRI TV - Gati drafti/ PD propozon ndryshimet Kushtetuese, rikthim të komunave, veting politikanëve

Partia Demokratike ka hartuar draftin me ndryshimet kushtetuese për Reformën Territoriale, atë zgjedhore dhe vetingun e politikanëve. PD kërkon rikthimin e komunave si njësi të qeverisjes vendore dhe rikthimin e koalicioneve zgjedhore. Sa i përketë vetingut të politikanëve, ai kërkohet të bëhet nga SPAK duke përfshirë të zgjedhurit si dhe familjarët e tyre.

Nga syri Tv

Partia Demorkatike ka hartuar draftin për ndryshimet Kushtetuese që pritet ti dorëzohet Kuvendit në ditët në vijim. Me këto ndryshime Kushtetuese Partia Demorkatike kërkon ndryshimin e Reformës Territoriale, Kodin Zgjedhor dhe përfshirjen në Kushtetutë të vetingut të të zgjedhurve. Për Reformën Territoriale Partia Demorkatike kërkon rikthimin e Komunave si njësi administrative për menaxhimin e zonave rurale, duke sjell kështu edhe një ndryhsim të hartës territoriale me dy njësi vendore.

Neni 4

Pika 1 dhe 3 e nenit 108 ndryshohet si vijon:

“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.

3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale.

Sa i përketë Reformës Zgjedhore, i vetmi ndryhsim është përcaktimi i koalicioneve, që u hoq me ndryshimet e njëanshme Kushtetuese në muajin korrik.

Neni 3

Pika 1, e nenit 68, ndryshohet si më poshtë:

“1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.”

Veç dy reformave territoriale dhe zgjedhore, Partia Demorkatike ka kërkuar edhe Vetingun e politikanëve. Sipas draftit, veç kontrollit të pasurisë do të bëhet edhe kontrolli I figurës të të zgjedhurve, siç po veprohet sot me anëtarët e sistemit të drejtësisë.

Neni 176/1

Qëllimi i kontrollit të integritetit

1. Kontrolli i integritetitështë një proces i posaçëm verifikimi që përfshinë kontrollin e thelluar të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.

3. Kontrolli i pastërtisë së figurës për të verifikuar kontaktet e papërshtatshëm me persona të përfshirë në krimin e organizuar nënkupton verifikimin e ҁdo forme kontakti fizik apo jo, me dashje dhe jo rastësore, që përfshin, por pa u kufizuar, takimet ose biseda dhe komunikime elektronike

Por veç funksionarëve të zgjedhur, Vetingut do ti nënshtrohen edhe familjarët e tyre.

Neni 176/2

Subjektet e kontrollit të integritetit

1. Funksionarët publikë që i nënshtrohen procesit të kontrollit të integritetit janë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë,Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

2. Kontrollit i nënshtrohen edhe personat e lidhur me funksionarin publik të përmendur në pikën 1, ku përfshihen bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, si dhe çdo person tjetër i përbërjes familjare të këtyre funksionarëve.

Në ndryshimet kushtetuese përcaktohen edhe strukturat që do të kryejn procesi, që do të jetë një strukturë e posaçme e ngritur pranë SPAK

Neni 176/5

Organet përgjegjëse për kryerjen e procesit të kontrollit të integritetit

1. Pranë SPAK ngrihet Sektori i luftës ndaj korrupsionit dhe garantimit të integritetit në rradhët e funksionarëve të lartë shtetërore, që përbëhet nga 6 prokurorë të SPAK, të zgjedhur me short çdo 3 vjet.

Gjithashtu parashikohet që kontrolli i pasurisë dhe pastrtisë së figurës të jetë një proces i përhershëm dhe për çdo të zgjedhur nuk mund të zgjas më shumë se një vit.