'Nëse s’më fal, nuk luaj më', Ikardi në gjendje të rëndë psikologjike pas kërkesës për divorc nga bashkëshortja

Ndarja mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narën ka pushtuar vëmëndjen e të gjithë mediave rozë gjatë javëve të fundit.

Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.

Megjithatë, një burim shprehet se tradhëtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase pasi kjo histori ishte e përsëritur edhe vite më parë.

Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi i PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin.

“Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për t’u ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti.

Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.