Ronaldinho bashkohet me Messin në Paris

Mbrëmjen e sotme, PSG-ja do të zbresë në fushë për tu përballur me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Parisienët vijnë me moral të lartë pas një fitore ndaj Sitit dhe ndaj gjermanëve pritet të dhurojnë spektakël. Vetë klubi ka bërë një njoftim duke lajmëruar se i ftuar nderi në stadiumin ‘’Parc Des Princes’’ do të jetë legjenda Ronaldinho.

Shumë do të dëshironin të shikonin sërish dyshen Messi-Ronaldinho në fushë, por sot ky i fundit do të ndjekë nga tribuna ish-shokun e skuadrës te Barcelona. Ronaldinho ka qenë pjesë e parisienëve për dy sezone ndërmjet 2001-2003 ku në 77 ndeshje shënoi 25 gola.