VIDEO-SYRI TV/ Reforma Territoriale, PD kërkon rikthimin e Komunave

Në mënyrë ‘të çuditshme’, Partia Demokratike braktisi komisionet, procesin dhe votimin e Reformës Territorial, e cila u krye nga Partia Socialiste në vitin 2015.

Tani pas 6 vitesh udhëheqja e PD-së ‘ka zbuluar’ se ajo reformë, e cila u nisë për menaxhim më të mirë financiar dhe shërbimesh, përfundoi në një skemë të pastër elektorale në favor të Rilindjes.

Në amendamentin që PD ka dorrëzuar në Kuvend pikërisht për një reform të re territorial, ajo që bie në sy është rikthimi i komunave, të cilat u shkrinë si jo efikase dhe streha militantësh të punësuar sipas ndarjes së pushtetit lokal.

Në amendamentin në fjalë të publikuar sot, PD kërkon që Bashkitë të administrojnë vetëm zonat urbane, ndërsa komunat të përfshijnë territoret kryesisht rurale.

‘1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.

3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore’, thuhet në amendamention e PD-së.