VIDEO/ Anceloti si djalë i ri, dhuron spektakël me mbajtjen e topit

Real Madrid do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertën e Shaktar Donetsk në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e Grupi D në Ligën e Kampionëve.

Në prag të sfidës, Real Madrid ka postuar një video të Ancelotit, i cili dhe pse në moshën 62-vjeçare nuk nguron të shprehë talentin e tij si ish-futbollist.

Tekniku italian rrëmben topin dhe për disa sekonda bën palexho me të dyja këmbët si një djalë i ri.