Shifra të çmendura, Manchester City rrit çmimin e Sterling

Manchester City i ka vendosur një vlerë të lartë prej 68 milionë paund sulmuesit të krahut, Raheem Sterling.

26-vjeçari ka dështuar të jetë titullar nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe ka pranuar se është i hapur për një mundësi tjetër.

City thuhet se nuk është i interesuar për ta lejuar të largohet, derisa Barcelona do ofronte shkëmbimin me Ousmane Dembele, që ka hyrë në muajt e fundit të kontratës.

Sipas “Marca’, City nuk e konsideron shitjen e anglezit, por në rast që lojtari kërkohet, atëherë duan si shkëmbim 68 milionë paund.

Sterling për momentin e do kalimin te Barcelona, derisa ka kontratë deri në vitin 2023.

Sterling ka qenë titullar vetëm tre ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar një gol dhe dhuruar një asist  në 11 ndeshje në të gjitha garat.