Mbrojtësi i Barcelonës tregon pse u mallëngjye në bisedën me presidentin Laporta

Mbrojtësi i Barceonës, Samuel Umtiti theu heshtjen gjatë një intervistë me “Mundo Deportivo”, duke pranuar se kishte bisedë me presidentin Joan Laporta.

Emri i francezit u përmendë disa herë gjatë verës, por në fund futbollisti vendosi të mos largohet nga “Camp Nou”.

Umtiti shpjegoi se bisedoi dhe i bëri me dije presidentit që është gati të luftojë për pozitën e titullarit.

“Po, ne biseduam. Ishte bisedë shumë e rëndësishme për mua, unë doja të flisja dhe të qartësoja gjërat që presidenti ta dijë që jam mirë dhe që dua të ndihmoj klubin. Kjo ishte e vetmja gjë që doja t’i tregoja”.

“I thashë presidentit që isha duke punuar fortë, që ishte mirë. Ai më pa mirë, luajë ndeshje të mira dhe më kërkoi ta dëshmoja. Ai nuk më njihte dhe as unë atë”.

“Biseduam për kohërat e vështira që ishin të mëdha. A qava? Po, sepse janë disa gjëra që nuk dua të flas, por janë afër zemrës time”përfundoi Umititi.

Sidoqoftë, trajneri Ronald Koeman ende nuk i ka dhënë asnjë minutë për të dëshmuar vetën.