VIDEO/ Dëshironte të surprizonte dhëndrin, nusja humb jetën teksa ishte duke shkuar me helikopter në dasmën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku dita më e bukur e një çifti, ajo e dasmës së tyre përfundoi në tragjedi.

Sipas mediave të huaja mësohet se një nuse humbi jetën pak minuta para dasmës së saj kur një helikopteri cili po e çonte në kishë u rrëzua. Nusja donte të surprizonte dhëndrin dhe të mbërrinte në dasmën e saj me helikopter.

Përveç nuses, fatkeqësisht humbën jetën dhe vëllai i saj, piloti i helikopterit dhe fotografia e cila ishte gjashtë muaj shtatzënë.

Tragjedia ndodhi në Sao Paulo, Brazil dhe dhëndri, Udirley Damasceno, ishte duke pritur në altar pa ditur se çfarë kishte ndodhur.

Ata dëgjuan se një aeroplan u rrëzua aty pranë, por askush nuk e imagjinoi që incidenti kishte lidhje me nusen që ishte vonë për të ardhur.