Zhytësi izraelit zbulon shpatën e lashtë të Kryqtarëve

Jeruzalem  - Një zhytës izraelit ka gjetur një shpatë të lashtë në brigjet mesdhetare të vendit, për të cilën ekspertët thonë se daton që nga Kryqtarët.

Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit tha të hënën se burri po bënte zhytje në fundjavë në Izraelin verior kur vuri re një mori artefaktesh të lashta që përfshinin spiranca, qeramikë dhe një shpatë të gjatë një metër.

Zhytësi ishte rreth 150 metra larg bregut në thellësinë pesë metra kur bëri zbulimin.

Ekspertët thonë se zonat ishte strehë për anijet e lashta dhe shumë thesare arkeologjike, disa që datojnë 4000 vjet më parë. Por zbulime të tilla mund të jenë të paarritshme për shkak të rërës që lëviz vazhdimisht.

Nga frika se zbulimi i tij mund të varrosej, zhytësi e mori shpatën në breg dhe ia dorëzoi ekspertëve të qeverisë, tha autoriteti. Arma vlerësohet të jetë 900 vjeçare.

"Ajo u gjet e mbuluar me organizma detarë, por me sa duket është prej hekuri," tha Nir Distelfeld, një inspektor në njësinë e parandalimit të grabitjeve të autoritetit. "Është emocionuese të hasësh një objekt të tillë personal, që të çon 900 vjet mbrapa në kohë në një epokë tjetër, me kalorës, forca të blinduara dhe shpata."

Shpata do të pastrohet dhe analizohet më tej, ndërsa zhytësit, i identifikuar si Shlomi Katzin, iu dha një çertifikatë vlerësimi për qytetarinë e mirë.