Leonardo DiCaprio shfaqet në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re
Aktori i njohur Leonardi Di Caprio prej disa kohësh po shijon historinë e dashurisë me partneren e tij Camila Marrone.
Pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjën e tyre të bukur.
Ndonëse ai përpiqet shumë që ta mbajë larg mediave jetën e tij private ka disa rasti si ai i djeshmi që nuk mund të mos jetë në faqet e para të mediave rozë.
Ai dhe e dashura e tij, Camila Morrone festuan ditëlindjen e një shoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu.
Aktori i njohur po largohej nga festa dhe dukej i veshur i gjithi me të zeza ndersa Camila u shfaq me një triko të shkurtër e kombinuar me pantallona të zeza me bel të lartë.
Më herët burimet kanë treguar se çifti është martuar në fshehtësi.
Një person shumë i afërt me çiftin shprehet se tashmë Di Caprio dhe Morrone janë kurorëzuar me martesë dhe madje ekzistojnë thashethemet se Camila është shtatzënë.