", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/18/auto_kim1634562043.jpg", "width": 900, "height": 484 } }

Ju njohim me trendin e ri të syzeve nga Kim Kardashian

Kim Kardashian njihet për stilin e saj tepër ekstravagant dhe të guximshëm për sa i përket modës.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, postoi një foto ku shihej e gjitha e veshur me të zeza.

 

Megjithatë, ajo që ra në sy, ishte një aksesor shumë i veçantë.

Kim e kishte kompletuar ‘look’-un e saj me një palë syze të mëdha me skelet të mbuluar tërësisht nga pelushi dhe ky duket se do të kthehet shumë shpejt në një trend.

 

Kardashin nuk u mjaftua vetëm me këtë detaj prej pelushi pasi dhe çantën e saj e përzgjodhi po me këtë material.

Ndër komentet nën postim, të shumtë ishin fansat që e cilësuan këtë stil si një veshje tipike për Halloween.

 

Kjo nuk është hera e parë që Kim guxon me stilin e saj.

Më herët ajo është shfaqur e veshur e tëra me të zeza, me një kostum të zi lëkure i cili e mbulonte nga ‘koka e deri tek këmbët’, që e ka bërë atë të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm.

 

Gjithashtu, edhe paraqitja e saj në “Met Gala”, nuk mbeti pa komentuar. Kim Kardashian beri një hyrje madhështore në event por pa treguar fytyrën e saj.

E frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, ajo kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë ‘Balenciaga’.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)