Horror në Tiranë, e moshuara lidhet këmbë e duar dhe më pas vritet. Ja emri

Një grua e moshuar është gjetur e lidhur duar e këmbë dhe më pas është çuar drejt vdekjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Tiranës.

Burime nga policia thanë se në sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja Fatime Hida, 74 vjeçe.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.

Nga këqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.

Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).

Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes