Policia italiane gjen 700 rrënjë kanabis, zbulon dhe 235 brejtës që i shërbeheshin mafiozëve të Ndranghetas në shenjë pajtimi gjakrash

Oficerët e policisë italiane po kryenin një operacion special këtë të shtunë, në një fermë kanabisi në Italinë jugore, teksa gjetën më shumë se 700 bimë kanabis.

Në vijim të operacionit, ndërkohë që policia po kontrollonte banesa të tjera, në aneksin e fermës së kanabisit në Reggio Calabria gjeti një kafaz me 235 brejtës të ngrirë, të cilat konsiderohen një delikatesë në bankete të rëndësishme të organizuara nga mafia.

Grupi italian i ruajtjes së kafshëve të egra në Lipu tha se speciet e mbrojtura të brejtësve kapeshin në mënyrë të paligjshme në kodrat e Aspromonte dhe i shiteshin restoranteve dhe mafias.

Klani mafioz Ndrangheta mendohet të jetë aktiv në këtë pjesë të Italisë Jugore, dhe brejtësit shërbeheshin nga shefi i klanit në bankete pajtimi, duke rivendosur paqen midis fraksioneve konkurruese dhe para marrjes së vendimeve të rëndësishme.

Ndrangheta është bërë grupi mafioz më i fuqishëm i Italisë pas mafies më të famshme, asaj të Siçilisë, duke sjellë kokainë nga Amerika Latine dhe kanabis nga Afrika e Veriut në Evropë dhe duke vepruar në të gjithë botën.

Kryesisht këto kafshë të ngrënshme ishin pjesë e meny-së të romakëve të lashtë. Ato ende konsumohen sot në Slloveni dhe Kroaci.