VIDEOLAJM/ Pamjet e frikshme nga aksidenti i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës.

SYRI TV ka siguruar pamjet e aksidentit në fjalë, ku shihet se si një makinë ka përplasur 4 makina të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.

Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.