Fier, tentoi të sulmojë me grushta policët, 29-vjeçarit i vihen prangat

Nuk dihen arsyet pse i kundërshtoi oficerët e Policisë së Fierit dhe madje edhe t'i godiste me grushta, por një i ri 29 vjeç nga Divjaka u arrestua mëngjesin e sotëm në Fier.

Justi Maka nga fshati Mërtish i Divjakës u arrestua nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Fier pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, mbi punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.