Dasma luksoze e vajzës së Bill Gates kushtoi dy milionë dollarë

Vajza e Bill Gates, Jennifer Gates, 25 vjeç, u martua me të fejuarin e saj Nayel Nassar, 30 vjeç, dje në një ceremoni luksoze në New York City.

Dasma u mbajt në pronën e familjes Gates në Westchester, New York.

New York Post shkruan se kjo është dasma e dytë e çiftit që pasoi ceremoninë fetare mbrëmjen e së Premtes.

Nusja njëzet e pesë vjeçare u shfaq me një fustan martesor mahnitës i shoqëruar nga një shoqëruese e nuses. 

Fustani i dasmës me dantella me mëngë të gjata është projektuar nga Vera Wang. 

Shoqërueset e nuseve ishin të veshura me fustane jeshile të errët, gjë që shihet edhe në fotografi.

Festimi filloi në 5 pasdite kur mysafirë të shumtë u mblodhën dhe nusja kërceu me babanë e saj Bill në këngën e Elton John "Can You Feel The Love Tonight".

Mediat amerikane deklarojnë se dasma luksoze e vajzës së Bill kushtoi dy milionë dollarë.