LDK fiton Komunën e Pejës? Muhaxheri: Ka përfunduar, kam 61% të votave

Kandidati i LDK-së për Pejën Gazmend Muhaxheri ka thënë se ai ka fituar me 61% të votave dhe gjithçka ka përfunduar.

Sipas rezultateve tona jemi 61 %. Ka përfunduar dhe tani jemi duke numëruar votat për asamble komunale”.

Muhaxheri ka ecur përmes qytetit të Pejës i shoqëruar nga një numër i madh i njerëzve që po festojnë duke thirrur emrin e tij. 

Ai ka thënë se kjo do të thotë një besim më i madh në të.

Fitorja do të thotë një angazhim më tepër. Një besim i madh i qytetarëve të cilin duhet me e kthy me punë”.

Ai ka thënë se gara në Pejë ka qenë e qetë, derisa ka falënderuar kundërkandidatët e tij.

“Ka qenë garë e qetë, i falënderoj kundërkandidatët për garë të qetë. Besoj që shihemi në beteja të tjera”.