Teuta-Tirana/ Baraspeshë në pjesën e parë,Tirana dështon të ruajë avantazhin

Teuta dhe Tirana  luajnë aktualisht në “Elbasan Arena”, një ndeshje nga e cila mund të përcaktohet kryesuesja e Kategorisë Superiore pas kësaj jave.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë duel me rëndësi të veçantë, pavarësisht mungesave në radhët e skuadrave.

Pjesa e parë e përballjes mes Teutës dhe Tiranës mbyllet me rezultatin 1-1.

Tirana shënon golin e avantazhit në minutën e parë nga Xhixha.

Nuk vonoi as goli i barazimit i cili erdhi në minutën e 16, pas një goditje dënimi të Kallakut, Ivanoviç me kokë çon sferën në rrjetë.