Sulmi i doganierëve në Jarinë, policia jep detajet

Ragip Bunjaku, Ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi, ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.

Në një përgjigje për Telegrafin, tha se nuk bëhet fjalë për sulm.

Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.

“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku.

Rreth orës 17:00, është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.

Sipas burimeve të KP-së granata është hedhur nga ana e Serbisë.

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.