Investigimi/ Hasani: Një sqarim për kolegët dhe për prokuroren Mariola Mërtiri

Gazetari Habjon Hasani, botuesi i Hashtag.al ka botuar dokumentet origjinale ku përfshihet prokurorja Mariola Mërtiri në hetimin e konkurrentëve të kunatit të saj, Mirel Mërtiri dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Kunata e Mirel Mertirit, me detyrë prokurore e Republikës në një reagim për disa media mbi shkrimin e sotëm të Hashtag.al ‘ka sqaruar’ se nuk është përfshirë në hetimin e kompanisë së hidrokarbureve të Isuf Berberit.

Pas ‘sqarimeve’ të prokurores Mariola Mertiri, Hashtag.al po publikon një pjesë të dokumenteve ku vërtetohet protagonizimi i prokurores Mertiri në hetim.

Dokumentet e publikuara vërtetojnë raportimin e mëparshëm mbi implikimin e prokruores në hetimin e kompanisë.

Reagimi i plotë i Habion Hasanit:

Një sqarim për koleget dhe për prokuroren Mariola Mërtiri.

Fill pas publikimit te sotshëm ne Hashtag.al për lidhjet ndërmjet Damian Gjiknurit dhe Mirel Mertirit, kunata e këtij te fundit me detyrën prokurore e Republikës, ka kontaktuar disa media dhe u ka ‘sqaruar’ se ajo nuk është përfshire ne hetimin e kompanisë hidrokarbure te Isuf Berberit.

Per korrektese po bej te ditur botërisht nje pjese te dokumenteve qe posedoj, ku vërtetohet katerciperisht protagonizmi i prokurores Mertiri ne hetim, njësoj siç raporton Hashtag.al.

Zonja Mertiri i ka bere këto hetime ndërsa bashkëshorti i saj ishte drejtor i Tranagatit ne Albpetrol, ndërsa kunati i saj përfitonte kontrata ekskluzive gazi po ne Albpetrol.

Me publikimin e kontratës se sotshme te gazit zonja Mertiri është e kapur gafil ne konflikt interesi, pasi familjaret e saj janë punësuar dhe kane bere biznes me ish-kreun e Albpetrolit ndërsa ky i fundit godiste me prokurori kundërshtaret.

Hashtag.al merr përgjegjësinë për çdo germe te investigimit, çdo pretendim i shkruar prej nesh është i mbështetur ne disa qindra fashikuj, ndërsa posedojmë dhe dokumente autentike që dyshohet se janë asgjësuar nga protokolli i Albpetrolit.

Me kete rast, njoftoj zonjën Mertiri, se emri i saj nuk është vetëm objekt i hulumtimeve te Hashtag.al por dhe i autoriteteve amerikane ne kuadër te hetimeve qe ata kryen për favorizimin e biznesmenit austriak Robert Noëikovsky, i cili është pararoje e interesave te korporatës ruse Gazprom.

https://www.syri.net/politike/457114/kontrata-e-fshehte-damian-gjiknuri-ne-afere-me-mirel-mertirin-e-inceneratoreve/