VIDEO/ Ceko: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat, qeveritarët të luftojnë urinë

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, në një intervistë me Skype me moderatoren Megi Fagu, në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për ekonominë shqiptare.

Ceko thekson se Shqipëria është e fundit në Europë për të ardhurat, duke shtuar se qeveritarët duhet që të luftojnë urinë.

“Shqipëria është e fundit në Europë për të ardhurat, qeveritarët të luftojnë urinë. Është turp për Shqipërinë, që kemi hedhur poshtë komunizmin për 30 vjet, e nuk kemi arritur akoma standardin e asaj kohe. Në kohën e Enver Hoxhës punohej më shumë tokë sesa tani. Ishte regjim kriminal, por bujqësia ishte në këto parametra që po them.

Ata kombe që e kanë nisur me bujqësinë, sot janë kombet më të pasura në botë. Amerika, Anglia, Franca, Gjermania e kanë nisur me bujqësinë. Në Shqipëri ka sëmundshmëri shumë të lartë e shumë sëmundje janë të fshehura. Kemi probleme në shëndetësi dhe ekonomi”, u shpreh Ceko.