Pronat/ Jepen masa sigurie të ndryshme për zyrtarët që grabitën Kadastrën e Vlorës

Janë dhënë masa të ndryshme sigurie për zyrtarët e Këshillit të Qarkut të Vlorës dhe bashkëpunëtoritn e tyre që grabitën dokumentet e Kadastrës dhe u arrestuar 3 ditë më parë për falsifikim dokumentacioni për disa prona në Dhërmi.

Konkretisht, për Bardhyl Gjikën, drejtor i AMTP pranë qarkut, është vendosur arrest me burg.

Për Kreshnik Minon, specialist pranë këtij institucioni është dhënër detyrim paraqitjeje.

Për shtetasin Spiro Duni, masa pritet të jepet në spitalin rajonal të Vlorës ku ndodhet për shkaqe shëndetësore.

Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare.

Trupa gjykues ka qënë: Gjyqtar Enkel Peza, prokuror Alfredo Sali.