Vjosa Osmani, thirrje Kosovës: Votoni, ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka drejtuar një mesazh sot qytetarëve që të dalin në masë në votim për të zgjdhur pushtetarët vendorë.

"Mirëmëngjes Kosovë! - shkroi Osmani në Fb. - Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë.  Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.
I priftë e mbara Republikës sonë!"