Ambasada e SHBA në Kosovë, thirrje qytetarëve të dalin në votim

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë thirrje për dalje të qytetarëve në zgjedhje.

“Drejtuesit komunal kanë rëndësi. Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj. #BëniPjesën tuaj #Çështjet Komunale të Kosovës2021”, thuhet në postimin e ambasadës.