Kur u përmend për herë të parë emri i Kavajës në histori? - FOTO

Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV si Kavalje. Gjatë shekullit të XVII-XVIII përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare.

Qyteti pati dyfish më shumë shtëpi se sa Durrësi. Një udhëtar i asaj kohe raporton se në vitin 1670 Kavaja kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në mes viteve 1561-1652.

U shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë e luftërave dhe ndryshimeve infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Sahatit.

Në fotot më poshtë shohim Kavajën në fillim të viteve 1900. Foto: AQSH.