VIDEO/ Dy aksidente në autostradën Durrës - Tiranë

Dy aksidente paralelisht në të dyja anët e autostradës Durrës - Tiranë janë regjistruar këtë pasdite ne zonën e Sukthit.

Në të dyja ngjarjet siç shikohet nga pamjet e siguruara nga Syri Tv,  janë disa automjete të përfshira.

Nuk ka akoma detaje për persona të plagosur.

Ndërkohë si pasoje e këtyre aksidenteve, trafiku është pothuajse i bllokuar në të dyja drejtimet e e autostradës.