Kastrioti merr fitoren e parë, Skënderbeu zhytet në kizë

Kastrioti ka mposhtur 2-0 Skënderbeun në javën e pestë të kampionatit duke gjetur fitoren e parë këtë sezon.

Krutanët dominuan frikshëm gjatë gjithë takimit duke shpërdoruar disa raste të pastra, kjo dhe falë formës së mirë të portierit të Skënderbeut, Bekim Rexhepi.

Kastrioti kaloi në avantazh në minutën e 65-të me gol të Arbër Bashës ndërsa në minutën e 84-të i sapo futuri në fushë, Rami dhuroi spektakël duke shënuar golin e dytë për skuadrën e Ndreut.

Kastrioti arrin kështu fitoren e parë në kampionat, ndërsa Skënderbeu vazhdon krizën e rezultateve duke mos e provuar ende shijen e fitores këtë sezon.