Superiore/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat e javës së pestë në Kategorinë Superiore.

Ashtu si Laçi – Egnatia dhe Kastrioti – Skënderbeu janë mbyllur në barazim pa gola (0-0).

Kurbinasit i kanë dominuar 45 minutat e para ndaj ekipit rrogozhinas, mirëpo pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Ndërsa në sfidën tjetër rastin më të mirë e patën krutanët, por gjuajtja e Prodanit u grushtua nga portieri i korçareve, Rexhepi.

Rezultatet:

HT | LAÇI 0-0 EGNATIA

HT | KASTRIOTI-SKËNDERBEU 0-0