Vajza e Bill Gates po planifikon një dasmë përrallore me 'milionerin' nga Egjipti

Jennifer Gates martohet me të fejuarin Niall Nassar dhe janë duke festuar për dy ditë në fermën e familjes Gates në New York.

Dy të dashuarit kanë përgatitur një ceremoni dy ditore për martesën e tyre në këtë fermë, prej përallash, në zonën e Westchester, a New York. 

Speficikisht ceremonia dhe pritja do të zhvillohen këtë fundjavë më 16 e 17 tetor.

Sipas revistës amerikane “People”, të ftuarit do të jenë të shumtë, pasi dhurata do të jepet jo vetëm nga miqtë e dashur të çiftit, por edhe nga bashkëpunëtorët e prindërve të tyre të fortë dhe të pasur.

Nayel Nassar vjen nga një familje milionerësh dhe çifti është gati të bashkohen në pronën e tyre.

Ata të dy adhurojnë të udhëtojnë, ndërsa ndajnë të njëjtën dashuri për kalërimin dhe borën.

Ata shpesh postojnë fotografi të tyre së bashku në mediat sociale, duke shprehur ndjenjat e tyre për njëri -tjetrin.