", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/16/auto_download1634383732.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Skandal në NFL/ Skuadra e Washington përfundon nën hetim, ja për çfarë akuzohen

Sporti Amerikan dhe veçanërisht NFL është tronditur nga një skandal ditët e fundit pasi skuadra e Washington Redskins u vu nën hetim pas akuzave nga nxitëset e tyre.

Ato akuzuan drejtuesit dhe trajnerët e klubit se i filmuan në dhomat e zhveshjes teksa ndërroheshin dhe më pas ndan gjithçka me njëri -tjetrin.

"Është e tmerrshme të shohësh se ka shumë dëshmi për lëndimin e nxitësve të tifozëve me të cilat kam punuar ngushtë," tha ish –nxitësja e Uashingtonit Melanie Coburn.

Videoja thuhet se arriti tek pronari i klubit, Daniel Snyder, i cili hodhi poshtë akuzat, dhe në mesin e të akuzuarve është ish -trajneri i Las Vegas Raiders, Jon Gruden.

Ai pak kohë më parë dha dorëheqjen si trajneri i parë i Las Vegas Raiders vetëm disa orë pasi New York Times raportoi se kishte dërguar email-e homofobike dhe raciste për vite me radhë.

"Unë i dua Raiders dhe nuk dua të tërheq vëmendjen tek vetja. Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerëve, stafit dhe tifozëve. Më falni. Nuk doja të lëndoja askënd," tha Gruden në një deklaratë.

Raporti erdhi disa ditë pasi email-et e 58-vjeçarit përmbanin komente raciste në lidhje me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Lojtarëve të NFL, DeMaurice Smith.

Thuhet gjithashtu se Gruden kishte ndarë fotografi të vajzave topless, disa prej të cilave ishin fanse të Uashingtonit.