Alarm në Gjermani/ Adoleshenti që mbante një 'armë' në dorë mobilizon Policinë

Një adoleshent shkaktoi një mobilizim në shkallë të gjerë të policisë në qytetin gjerman Lindau, kur një pronar restoranti konsideroi se arma e lodrës që ai kishte me vete ishte një armë e vërtetë.

 15-vjeçari i veshur me një kostum kamuflazhi dhe duke mbajtur diçka që dukej si armë e gjatë, ecte lart e poshtë në një rrugë të qytetit.

"Sigurisht që duhej të nxitonim menjëherë," tha një oficer i policisë lokale për gazetën Lindauer Zeitung. 

Sipas raporteve të mediave, disa makina patrullimi, si dhe policia federale, shkuan në vend për të ndaluar adoleshentin.

Djali, emri i të cilit nuk u bë publik, ju gjet një armë të rreme, e cila ishte bërë kuba ndërtues Lego.