VIDEO/ PD, akuza qeverisë për tendera korruptivë, Ilda Dhori: Dëmi ekonomik 40 mln euro

Partia Demokratike akuzon qeverinë se vetëm në  3 tendera korruptivë i ka shkaktuar qytetarëve një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.

Sipas deputetes Ilda Dhori, kriza që vendi po kalon nuk është energjetike, por krizë korrupsioni nga qeveria.  

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të hetojë shkaktarët e krizës dhe abuzimet që rëndojnë qytetarët me rritje çmimesh.