Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, policia: Dyshohet se janë asfiksuar në një saunë

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ku janë gjetur të vdekur 4 turistë rusë.

Sipas policisë, dyshohet se dy meshkuj e dy femra janë asfiksuar e janë gjetur të vdekur në sauna.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, 

N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.