‘Pjesëmarrje e madhe’/ Deputeti dhe kryetari i PD: Foltorja e Berishës, shpresë për demokratët

Deputeti Edmond Spaho dhe kryetari i PD të Devollit, Arben Miza deklaruan se foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha po u jep shpresë demokratëve për një Parti Demokratike më të forte.

Sipas tyre, duke theksuar rëndësinë e kësaj lëvizjeje, ata vunë theksin tek pjesëmarrja e madhe e qytetarëve.

Në komentin e tij për ‘foltoren’, deputeti i PD Edmond Spaho vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen e madhe të përkrahësve.

Gjithashtu kryetari i PD Devoll Miza, theksoi se ‘foltorja’ ngjalli shpresën e demokratëve.