Vdekja e politikanit Amess, Johnson: Ishte një nga njerëzit më të mirë dhe të sjellshëm

Pas lajmit se ka ndërruar jetë politikani konservator britanik David Amess, ka reaguar kryeministri britanik Boris Johnson, që tha se viktima ishte një nga njerëzit më të mirë dhe të sjellshëm në politikë.

“David ishte një njeri që kishte besim për këtë vend dhe për të ardhmen e tij. Ne kemi humbur sot një mik dhe koleg shumë të dashur”, ka deklaruar Johnson.

“Zemrat tona janë me plot tronditje dhe trishtim”, u shpreh ai.

 Johnson u pyet gjithashtu për sigurinë e anëtarëve të parlamentit pas vdekjes së Amess dhe deputetets Jo Cox në vitin 2016.

“Ajo që duhet të bëjmë tani është të lëmë policinë të vazhdojë hetimin e saj, dhe unë jam i sigurt se të gjitha ato çështje do të shqyrtohen në kohën e duhur, por unë mendoj se ky është një moment që të mendojmë për Sir David, për gruan e tij dhe familjen e tij”, ka deklaruar kryeministri britanik.

Amess, 69-vjeçar, kishte qenë deputet që nga viti 1983, ai ishte i martuar dhe po ashtu ka lënë pesë fëmijë. Ai po mbante një takim me zgjedhësit e tij në Kishën Metodiste Belfairs në Eastëood Road North ku edhe ndodhi incidenti. Policia në Essex ka thënë se ata kishin pranuar raporte për therje pak pas orës 12:05 (koha lokale) dhe gjetën dikë të lënduar. Autori është arrestuar.