Miss Universe Kosova do të jetë pjesë e 'Big Brother VIP'?

Lart e poshtë ende vazhdojnë të diskutohen emrat prezentë në “Big Brother VIP” dhe emrat e rinj që do t’i shtohen formatit këtë sezon.

Burime për “Prive” kanë treguar se një ndër personazhet që është ftuar për të marrë pjesë në emision ka qenë Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli.

Mirëpo pavarësisht dëshirës për t’u bërë pjesë, Blerta e kishte të pamundur të ishte në “Big Brother VIP” për shkak të angazhimeve me punën e saj.

Momentalisht, ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara pasi ka nënshkruar një kontratë pune në Miami.

Me siguri pjesëmarrja e bukuroshes do të tërhiqte vëmendje të madhe tek publiku shqiptar.

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Blerta mund të jetë në të ardhmen pjesë e këtij formati.