Procedohet penalisht 36-vjeçarja në Rinas, erdhi nga Londra me 10 mijë paund në çantë

Policia kufitare në Rinas ka zbuluar dhe goditur një tjetër rast të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Shuma e sekuestruar është 10.200 paund. Shuma i është sekuestruar një 36-vjeçareje me inicialet N. M, banuese në Londër, që po kthehej në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës u gjet shuma, e cila u sekuestrua.

Njoftimi:

Rinas

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetase.

Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.