VIDEO/ Roland Bejko: Basha ose të flasë, ose të ikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se Lulzim Basha duhet të flasë, përndryshe duhet të largohet.

“Ajo që më shqetëson është fakti se Basha nuk po flet. Basha duhet të flasë dhe t’u japë përgjigje shumë pyetjeve, nëse do realisht të shpëtojë pozicionin e tij.

Basha duhet të thotë si e mori vendimin, pse e mori këtë vendim, pse nuk e kaloi në kryesi.

Basha duhet të na thotë të gjithëve se ka marrë disa akuza nga zoti Berisha, dhe për të gjitha akuzat që i janë bërë, duhet të thotë nëse qëndrojnë apo jo.

Zoti Basha duhet të flasë se për vendimet e forta si dalja nga parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve, duhet të flasë qartësisht.

Nëse Basha nuk flet, për mendimin tim është i humbur, nuk duhet të jetë kryetar i PD,” tha Bejko.