Basha: Shoqatat e Vettingut si vullnetarët e Enverit

Në natën e 17-të të protestës së qytetarëve shqiptarë dhe të opozitës, lideri demokrat Lulzim Basha, theksoi nga ‘Çadra e Lirisë’ se sot më shumë se kurrë shëndeti i shqiptarëve është më në rrezik se kurrë më parë, për shkak të mbetjeve që po futen në Shqipëri nga klika mafioze dhe oligarkët e saj.

Në këtë mbrëmje protestës së shqiptarëve ju është bashkuar dhe shoqëria civile, për të cilën Basha shprehur falënderime të veçanta për mbrojtjen që po i bëjnë kauzës kundër importit të plehrave.

Ndërkohë që Basha theksoi se një pjesë tjetër shqiptare e vetëquajtur shoqëri civile, e cila e financuar nga krimi dhe korrupsioni po kërkon që të zbehë protestën popullore mbarë shqiptare.

Si theksoi se shumë shpejt këta njerëz do të japin llogari se çfarë po bëjnë me taksat e shqiptarëve dhe të europianëve.

Ja një pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është nata e 17-të e maratonës së lirisë këtu në këtë shesh dhe dua të shpreh mirënjohjen time të thelle! Në veçanti dua të falënderoj ata qindra shqiptarë në Bruksel që u bashkuan në solidaritet të plotë me lëvizjen tonë popullore qytetare kombëtare.                       

Sot po diskutohet shëndeti i shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre. Helmimi i shëndetit të shqiptarëve është i lidhur drejtpërdrejtë me problemin e tmerrshëm të mbetjeve.                       

Sot na është bashkuar shoqëria civile. Luftëtarë të kauzave të drejta. Ka dy shoqëri civile. Një është ajo e paguara e tendave të paguara nga krimi dhe korrupsioni me shoqata që do duhet një ditë të përgjigjen sa lekë kanë marrë nga taksat e shqiptarëve dhe europianëve dhe ju jap fjalën që një ditë do përgjigjen një më një.

Turp mbi ta dhe ata që i financojnë. Njerëz që kurrë nuk u ngritën në këmbë për hallet e shqiptarëve. 50 e kusur shoqata për ti dhënë zë alibisë kriminale të elitës së korruptuar. Ku ishit kur kjo qeveri kriminalizoi parlamentin dhe bashkitë e vendit? Ku ishit kur ktheu ligjin e importit të mbetjeve? Së shpejti do të ballafaqoheni me Republikën e re dhe ligjin e saj.