U kap me kokainë, lirohet berberi shqiptar: E kisha për përdorim vetjak

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi është kapur me kokainë. Mediat fqinje raportojnë se i riu me profesion berber është kapur nga policia në zonën e Isola del Liri, Frosinone.

Teksa u ndalua për një kontroll rutinë, 30-vjeçarit i janë gjetur në mjetin e tij mbi 5 gram kokainë.

Por dje avokati mbrojtës Antonio Ceccani tha se klienti i tij kishte një aktivitet solid ekonomik dhe se nuk kishte nevojë të shiste drogë. Pra, kokaina e gjetur ishte vetëm për përdorim personal.

Gjyqtari pranoi tezën e mbrojtjes dhe liroi e 30-vjeçarin. Po ashtu atij i janë kthyer edhe 280 eurot që iu sekuestruan pasi u arrestua.